Albano Bogdo tregoi mbrëmjen e djeshme (e martë) në Ferma VIP historinë e dhimbshme të jetës së tij.
Ai zbuloi se prindërit e tij janë ndarë dhe se pas dhjetë vitesh është takuar me të atin kur ndodhej për një koncert në Milano.
“Babai dhe mamaja ime janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë. Dashamirësit të thonë je ti burri i shtëpisë tani, dhe të jesh burri i shtëpisë do të thotë të punosh, të heqin nga fëmijëria. Lër librat merr një termuz dhe shit akullore. Ia kam ndjerë mungesën babait por nuk e kam shprehur asnjëherë”.
Aktori tutje theksoi: “Armiku më i madh që kam pasur ishte ai. Një ditë e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri tjetrin. Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite qe nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”.
Pas këtij rrëfimi, Bes Kallaku recitoi një poezi për nënën, duke bërë kështu që të përloten të gjithë përfshirë edhe Fjoralba Ponarin.
Prezantuesja, e cila ka humbur nënën dy vjet më parë, u detyrua të ndërpresë spektaklin për pak çaste dhe të kalojë në publicitet.
“Ju lutem publicitet”, tha ajo mes lotësh.