Lirohet për 8 për qind çmimi i rrymës për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë   

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka miratuar sot në mbledhjen e mbajtur uljen për 8 për qind të çmimit të rrymës për kilovatët e shpenzuar mbi tarifën prej 800 kilovatësh për konsumatorët familjarë.

Në njoftimin për media thuhet se rënia e çmimeve në tregjet e energjisë elektrike në Evropë ka ndikuar në kostot me shumicë të energjisë elektrike në Kosovë.

“Si rezultat i këtyre ndryshimeve, kostot e furnizimit me energji elektrike nga importi për konsumatorët fundor për vitin 2024 parashihen të jenë më të ulëta në krahasim me vitet e paraprake”, thuhet më tej.

Këto ndryshime kanë ndikuar në uljen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët fundor si vijon:

Ulje e tarifave prej 8% për konsumatorët familjar për bllokun me konsum mbi 800kWh

Ulje e tarifave prej 3% për konsumatorët komercial dhe industrial

Bordi i Zyrës se Rregullatorit ka aprovuar edhe tarifat për vitin relevant tarifor 2024 për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).

“Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar rezultatet e fituara nga vlerësimi i koncentrimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë përmes indeksit HHI (Herfindahl–Hirschman Index) për vitin 2023, i cili tregon qartë se kemi të bëjmë me një përqendrim të lartë në tregun e energjisë elektrike, nga ku shihet mungesa e furnizuesve aktiv. Bazuar në rezultatet e këtij raporti, Bordi ka vendosur që Obligimi i Shërbimit Universal për dy vitet e ardhshme t’i ngarkohet KESCO-s”, thuhet më tej.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=737882525124691&id=100067088507377&ref=embed_post

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles