A po shkon Volkswagen drejt “ringjalljes” së modelit shumëngjyrësh?

Volkswagen pëlqen të festojë përvjetorin e veturave të tij me përkujtim të produkteve më ikonike.

Ngacmimi i fundit nga marka ka ngjallur shpresat se një seri e re e modelit Harlequin do të prezantohet së shpejti.

Prodhuesi gjerman i automjeteve paraqiti për herë të parë një veturë me shumë ngjyra në vitin 1964, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Tre dekada më vonë, Volkswagen vuri në prodhim Mk3 Polo Harlequin të vitit 1995 ekskluzivisht për Evropë.

Edicioni special përfshinte 3,000 njësi dhe ishte i veshur me ngjyra të ndryshme si Tornado Red, Chagall Blue, Ginster Yellow dhe Fistachio Green.

Por, reagim më të madh pati kur marka e prezantoi Golf Harlequin dhe prodhoi gjithsej 264 shembuj të tij, ndërsa sot ekzistojnë vetëm 100 të tillë.

Tashmë ka shans që prodhuesi i automjeteve të zbatojë skemën me ngjyra në modelin e gjeneratës së gjashtë si shenjë për 30 vjetorin e Polo Harlequin edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare. /Telegrafi/

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles