25-vjet nga masakra në familjen Vejsa, Osmani: Djegia e fëmijëve për së gjalli është e vërteta e Serbisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25- vjetorin e masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa, gjersa theksoi se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë.

Osmani thekson se emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave tona për liri e shtet.

“25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe.

Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal.

Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi”, shkruan presidentja.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img