Procesi sipas Rithemelimit është zhvilluar pa probleme, ndërsa fitues janë shpallur përkatësisht PD dega Lushnjë, Eduard Sharka me 54% të votave dhe PD dega Selenicë, Leonard Rakipaj me 84% të votave.
‘Bazuar në Vendimin Nr. 3, datë 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në Vendimin Nr. 4, datë 28 shkurt 2024, të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, në datën 31 mars 2024 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar në PD dega Lushnjë dhe Selenicë.
Procesi u hap në orën 8:00 dhe u zhvillua qetë e pa probleme deri në orën 18:00.
Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:
1. PD dega Lushnjë, z. Eduard Sharka me 54% të votave
2. PD dega Selenicë, z. Leonard Rakipaj me 84% të votave
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre.’- njofton Rithemelimi.