Protesta e fermerëve të luleshtrydhes, reagon Balla

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla, në nje deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të fermerëve të luleshtrydhes në Kafaraj, duke iu bashkuar shqetësimit të tyre.

Balla ka shpjeguar se kjo situatë ka ardhur si shkak i deziformimit të disa mediave e portaleve të vendeve fqinje për te prishur imazhin e cilësisë së produkteve shqiptare, teksa u ka bërë thirrje kultivuesve që në kete periudhë të shmangin përdorimin e pesticideve për të patur prodhim tërësisht bio. Ndërkohë Balla ka injoruar deklaratat e kreut të PL-së, Ilir Meta, përsa i përket procesit të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste që i ka konsideruar si “një milionë pemët e pyllit orbital në Tiranë”, ku ka thënë se përgjigjen do ta marrë në rezultatet e zgjedhjeve të 2025-ës.

Balla gjithashtu ka hedhur poshtë dhe deklaratat e kreut të demokratëve grekë, Loverdhos i cili pas vizitës së Belerit në burgun e Fierit u shpreh se në Shqipëri nuk ekziston ligji dhe se vendi ynë nuk ka asnjë shans për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

“Është një keqardhje e madhe politizimi deri në këtë nivel të procesit gjyqësor dhe ju e dini fare mirë që ne nuk i komentojmë në asnjë rast vendimet e gjyqësorit, pasi drejtësia e re kërkon mbështetje dhe do ua japim gjithmonë”, ka thënë ndër të tjera Balla.

Këto deklarata Balla i ka bërë pas ceremonisë së rivitalizimit të bustit të futbollistit legjendar fierak, Kujtim Majaci.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles