“Jemi të frikësuar!”/ Nis puna për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër

Kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër, kamp që do të ngrihet [pas marrëveshjes Rama-Meloni.

Banorët shprehen se janë të frikësuar, aq më tepër që nuk janë të sigurt mbi kontrollin që do të ketë mbi personat që do të sillen aty.

Ata deklarojnë se punimet kanë nisur prej katër ditësh, ndërkohë që stafi duket se është i huaj, ndërsa shqiptarët janë të numër më të reduktuar.

“Për mua është një vendim i keq. Edhe bota na ka ndihmuar, por nuk kemi ne fuqi të ndihmojmë të tjerët. Varet sa disiplinë do arrijnë të mbajnë e të mos i lënë të dalin nga kampi”, thotë një prej tyre.

“Punimet kanë nisur ka katër ditë. Po punojnë ekskavatorë e fadromë. Ç’na duhen ne ata? Ne fëmijët tanë i kemi jashtë vendit. Shkuan të jetojnë atje për më mirë, tani të na vijnë ata. Këta që kanë shtëpitë këtu janë të frikësuar.
Kanë ardhur inxhinierë italianë, më shumë janë të huaj”, deklaron një tjetër.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles