Breshëri plumbash ndaj avokatit në Memaliaj, shkak konflikti për pronën

Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër është qëlluar me breshëri plumbash ditën e djeshme, 28 mars.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj, teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me autoveturën e tyre.

Sipas dëshmive të avokatit, autori i ikishte zënë pritë për ta ekzekutuar, por ai i ka shpëtuar mrekullisht plumbave. Përmes një maniovre  të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e autorit.

Avokati Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për çështje pronash. Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img