Më 22 Mars 2024, u publikua një raport ku u pa se agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors” përmirësimi i vlerësimit afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’. Pas publikimit të këtij raporti, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar një video ku analizon nëse rritja e vlerësimit është përkthyer në rritje të të ardhurave për shqiptarët. Ajo nënvizoi se Shqipëria po varfërohet edhe nga krahu i punës ku të rinjtë po larghen sa nga tregu i punës, por edhe nga Shqipëria, duke ia lënë vendin e hapur për punë pensionistëve.
“Qeveria propagandoi me të madhe sikur çfarë ka ndodhur me rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, porn ë fund të ditës ndryshimin e shihni ju. E shikojnë qytetarët çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri. Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian. Ndërkohë që nga tregu i punës kanë dalë 21 mijë studentë, i kanë hapur vendin 27 mijë pensionistëve dhe ne vazhdojmë të jemi vendi në gjithë Ballkanin Perëndimor; me faturën sociale sa 11% e PBB-së, me faturën më të ulët të pagave 5% të PBB-së por njëkohësisht vendi me varfërinë më të lartë. Shifrat janë kokëforte! Ky është realiteti jashtë realitetit të propagandës!” – deklaroi Jorida Tabaku.