Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Ende nuk dihet arsyeja pse Çipa është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

I lindur në Sarandë në vitin 1959, Çipa studoi në Institution e Lartë Bujqësor për Shkenca Ekonomike, ndërsa i njohur në qytetin e lindjes është edhe për karrierën e tij sportive, ku për vite me radhë ka luajtur me ekipin e Butrinit.

Me ardhjen e pluralizmit, në vitin 1991 zgjidhet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv pluralist në Sarandë, ndërsa pas trazirave të vitit 1997 zgjidhet deputet i Sarandës. Sarandiotët i besuan edhe dy mandate të tjera, atë të vitit 2001 dhe atë të vitit 2005, kur Partia Socialiste kaloi në opozitë. Si një politikan i angazhuar dhe jo i përfolur për afera korruptive, mori postin e Ministrit të Brendshëm në kabinetin “Majko 2”. Për shkak të konflikteve mes grupimeve në Partinë Socialiste të atyre viteve, qeveria “Majko 2” zgjati vetëm gjashtë muaj dhe po kaq edhe mandati i Stefan Çipës.

Me ndryshimin e ligjit elektoral, Edi Rama nuk e kandidon në listën shumë-emërore të vitit 2009. Pas tre mandatesh, Çipa nuk ishte më deputet i Sarandës, por do të rikthehej aty në vitin 2011 si kryebashkiak. Në zgjedhjet lokale ai mundi thellë demokratin Edmond Gjoka, që administronte qytetin prej vitit 2003. Në krye të qytetit bregdetar, Çipa punoi në lirimin e plazheve publike dhe rregullimin e hapësirave urbane.

Megjithëse të gjithë prisnin rikandidimin e tij në lokalet e vitit 2015, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Më 13 janar të vitit 2016, Edi Rama e rikthen në Ministrinë e Brendshme, por këtë herë si zëvendësministër. Këtë post e mbajti deri në konstituimin e qeverisë “Rama 2”, në shtator të vitit 2017, ndërsa është edhe Sekretar për Emigracionin në Partinë Socialiste, post që para tij e mbante Koço Kokëdhima.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles