Anëtarët e BE-së mbështetën propozimin për të devijuar nga disa standarde mjedisore në bujqësi

Bruksel, 26 mars – Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në seancën e sotme të Komitetit Special për Bujqësi kanë mbështetur propozimin e Komisionit Evropian për ndryshime në standardet për kushte të mira bujqësore dhe ekologjike (GAEK), lidhur me disa akte të Politikës së Përbashkët Bujqësore (PPB).

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, propozimi i referohet çështjeve që lidhen me zbatimin e planeve strategjike të Politikës së Përbashkët Bujqësore dhe synon të sigurojë thjeshtimin e rregullave, të ulë barrën administrative për bujqësinë dhe të sigurojë fleksibilitet më të madh në përputhjen e fermerëve me disa kërkesa mjedisore.

Zëvendëskryeministri belg dhe ministër për Vetëpunësimin, Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, Bujqësi, Reformat Institucionale dhe Rinovimin Demokratik, David Klaranval deklaroi se kjo përfaqëson “veprim të shpejtë” ndaj kërkesave të fermerëve evropianë dhe një përgjigje nga sfidat e shumta me të cilat përballen. 

Një nga ndryshimet kryesore është se shtetet anëtare lejohen të japin përjashtime të përkohshme dhe të synuara nga disa kushte në rast të ngjarjeve të paparashikuara klimatike që pengojnë respektimin e rregullave nga ana e  fermerëve.

Me ndryshimet, fermat më të vogla se 10 hektarë nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve dhe ndëshkimeve në lidhje me respektimin e rregullave të Politikës së Përbashkët Bujqësore.

Këto ndryshime synojnë rreth 65 për qind të fermerëve të BE-së, por vetëm 10 për qind të tokës bujqësore.

Pritet që e gjithë procedura për miratimin e amendamenteve të propozuara dhe hyrjen e tyre në fuqi të përfundojë deri në fund të majit.

Vendimi është marrë në një kohë kur sot në Bruksel po mbahet protesta bujqësore dhe mbledhja e ministrave të bujqësisë të vendeve anëtare. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img