“Nuk bëhesh i ri duke lyer flokët”, Meta për Bashën: Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u është përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës, i cili tha se Meta është pjesë e treshes më të vjetër politike të politikës bashkë me Ramën dhe Berishën..

Meta tha se dihet kush është pazarxhiu, duke kujtuar djegien e mandateve apo shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

“Nuk bëhesh i ri duke lyer flokët. Siç ishte pazari edhe i djegies së mandateve, siç ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ra në gjunjë presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që e shtyu. E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistroi PD në KQZ sic u regjistruan partitë e tjera të opozitës.

Pse? Jo se nuk i interesonte PD, por nuk i interesonte Edi Ramës, i cili duhet tu thoshte të huajave si do hyj në zgjedhjet lokale kur prapë PD nuk është regjistruar.

Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sa i takon pastaj të vjetër të rinj, e thashë që sado të lyhen flokët nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi”, tha Meta.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img