Curi: Goro dhe Beleri, viktima të luftës së tokave në Himarë, këtej dhe andej kufirit

Analisti, Arjan Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit, në RTSH 1 se Jorgo Goro dhe Fredi Beleri janë “viktima” të luftës së tokave në Himarë, në përplasjen mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas Curit, gjithçka që ndodh në jug, veçanërisht pas arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro është “luftë” për territor.

Ai vuri në dukje se nga njëra anë “është pala greke, nga ana tjetër është pala shqiptare”. Ndërsa shtoi se me rastin e Goros u evidentua edhe pushteti që kanë në vetvete kryebashkiakët.

Edhe Goro edhe Beleri janë 2 anë të një së njëjtës medalje që do thotë se të dy janë të përfshirë në lojërat e menaxhimit politik të të anëve të kufirit, brenda dhe jashtë të pronave të Himarës, që siç e kemi thënë që janë më të shtrenjtat në Shqipëri. Është luftë për territor.

Nga njëra anë është pala greke, nga ana tjetër është pala shqiptare. Historia e Goros tregoi se kryebashkiaku paska shumë në dorë se kemi thënë që Beleri nuk ka pasur gjë në dorë. Ja që paska gjë në dorë se është ajo firma që mund ta ndalojë dhe mund ta lehtësojë.

Atë zonë atje do ta marrin në menaxhim dhe do të investojnë lobe të fuqishme ekonomike që janë afër palës greke, apo ata që janë afër palës shqiptare apo ata që janë afër palës ruse.

Pra, kështu pushtohen tani territoret. Nuk pushtohen më me luftë, por pushtohen me investime” , u shpreh Curi në emisionin “3D”.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img