Bislimoski: Nuk do të ketë rritje të çmimit të ngrohjes

Shkup, 25 mars – Nuk ka vend për rritje të çmimit të energjisë termike për qytetarët. Në asnjë rast nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë termike për amvisëritë, mund të ketë vetëm ulje, theksoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

“Do të ketë subvencione apo jo, vendimin do ta marrim gjatë muajit qershor. Ne mund të kishim marrë vendime populiste edhe tani kur e ulëm çmimin për jo amvisëritë, por vendosëm që konsumatorët të cilët nuk u subvencionuan asnjëherë gjatë krizës energjetike, para së gjithash t’i ndihmojmë”, tha Bislimoski në një konferencë për media.

Lidhur me njoftimet e partive të caktuara se do të hiqen vendime të caktuara dhe do të merren vendime për qytetarët, Bislimoski tha se vendimet për çmimet e bartjes së energjisë elektrike, sistemet tarifore për distribuim dhe për transmisionin, sistemi tarifor për furnizuesin universal, janë bërë vetëm nga KRRE.

“Asnjëra parti nuk ka vendosur tarifë të lirë, as njëra parti nuk mund ta anulojë tarifën, këtë mund ta bëjë vetëm KRRE”, shtoi Bislimovski.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img