Nën hetim nga SPAK, kryebashkiaku i Rrogozhinës: Akuzat ndaj meje shpifje! Do t’i përgjigjem drejtësisë

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla ka reaguar më anë të një postimi në rrjetet sociale, pasi u mor nën hetim nga SPAK.

Memolla dyshohet se ka dhënë dy herë dëmshpërblim për banesat e dëmtuara, ndërsa mes të dëmshpërblyerve janë njerëz të afërt të tij dhe qytetarë.

Në një reagim në facebook, Memolla i konsideron akuzat ndaj tij si shpifje, ndërsa thotë se po baltosin familjarët e tij me akuza tepër të rënda dhe të pafalshme. Memolla shton se do t’i përgjigjet drejtësisë.

Reagimi:

Deri më sot jam përballur me çdo akuzë, shpifje, të pavërtetë apo lajm të rremë që prej kohesh kanë dalë për të ulur në sytë e gjithkujt imazhin tim.

Të qenurit pjesë e politikës padyshim që të bën të jesh në shënjestër të shumë kazanëve mediatik vetëm për të përmbushur kërkesat e personave të etur për pushtet që fshihen pas siglave televizive.

Megjithatë kurrë nuk kam dalë kundër tyre hapur pasi jam individ që di ti përgjigjem drejtësisë për aq kohë sa punën dhe postin që ma kanë besuar qytetarët e mi e drejtoj me ndershmëri dhe pastërti. Por fakti që përveç meje po baltosni familjarë të mi me akuza tepër të rënda dhe të pafalshme, madje për të disatën herë, më bën të reagoj dhe të përdor çdo armë të mundshme ligjore për t’i mbrojtur ata.

Kushdo që na njeh e di mirë me sa mund dhe djersë ka arritur familja ime të jetë kjo që është tani dhe për të gjithë ata që nxjerrin fjalë të tjera përveçse kësaj të vërtete, tashmë do të shihemi qoftë edhe për shpifjen më të rëndomtë, në dyert e të gjitha institucioneve të drejtësisë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles