U miratua dje në Kuvend, ja kur do të mblidhet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

Pasi Kuvendi miratoi ditën e djeshme (21 mars) ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga Rithemelimi, të hënën (25 mars) në orën 11:00 pritet të mbahet mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.

Njoftimi për mbledhjen që do të zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, është dhënë nga deputetja Albana Vokshi e cila do të jetë kryetarja e komisionit hetimor që do të përbëhet nga 15 anëtarë, 7 prej tyre të Rithemelimit, ndërsa 8 të Partisë Socialiste.

Dje Kuvendi miratoi komisionin hetimor për sterilizimin me 95 vota pro dhe një abstenim nga deputeti Erion Braçe. Ndërsa komisioni për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS u miratua me 96 vota pro dhe një abstenim nga deputeti i PS, Petro Koçi.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img