Ligji për zonat e mbrojtura, ambientalistët: Paraqet kërcënim për ekosistemet

Ligji për Zonat e Mbrojtura, që lejon ndërtimin e resorteve masive turistike me “5-yje” në shkallë të gjerë brenda Zonave të Mbrojtura, ka ngjallur shqetësim të madh tek Shoqëria Civile mjedisore.

Ligji i ri paraqet një kërcënim të madh për këto ekosisteme pasi ndërtimi i resorteve masive brenda këtyre zonave mund të dëmtojë këto zona thonë ambientalistët.

Ndryshimet në këtë ligj cenojnë vet zonat e mbrojtura, vlerat natyrore të ekosistemeve të këtyre zonave të mbrojtura i kthejnë në zona të pambrojtura. Duke lejuar projekte strategjike që çojnë në shkatërrimin e vlerave të biodiversitetit,” tha ambientalistja Aurora Piroviq.

Ambientalistët nuk janë kundër zhvillimit të turizmit por kërkojnë që këto investime të mos bëhen në zona të mbrojtura.

Nuk jemi kundër zhvillimit, por zonat e mbrojtura duhet të ruhen. Nuk shkelim vetëm ligjin por edhe konventat ndërkombëtare të cilat Shqipëria ka nënshkruar për këto konventa,” tha ambientalistja.

Sa i takon zonave të mbrojtura në qarkun Shkodër ligji ri parashikon se në Theth nga 2630 ha sipërfaqe që ka kjo zonë do kthen në zonë ndërtimi 120 ha ndërsa në parkun e liqenit të Shkodrës nga 26.5 ha që ka kjo zonë do të kthehen në zonë ndërtimi 19 ha.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img