Vdekja e bebeve në maternitetin e Tiranës, pastori shfrenon fantazinë: Mund t’i kenë marrë organet…

Pastori Akil Pano foli për vdekjet misterioze të bebeve në maternitetin e Tiranës rreth viteve 1970-1971.

Në një intervistë për emisionin “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakaj, pastori tha se në mesin e bebeve që u shpallën të vdekura atë natë nga spitali ishte dhë vëllai i tij.

Pano zbuloi se mamaja e tij e ushqeu me gji beben dhe se fëmija dukej i shëndetshëm, por pak më vonë spitali e shpalli atë të vdekur bashkë me të gjitha bebet që lindën atë natë, pa dhënë asnjë shpjegim.

Pastori tha se spitali nuk u dha prindërve as trupat e fëmijëve për t’i varrosur dhe se ka dyshime se ata mund të jenë vrarë për transplant organesh, apo transfuzion gjaku për një person të pushtetshëm asokohe.

Akil Pano: Ime më martohet me Forin dhe lindi një djalë i cili jeton rreth 1 muaj e gjysmë dhe vdes, një vdekje e pashpjegueshme dhe e papritur. Mamaja ime ngel shtatzënë sërish, shkon në maternitet të lind fëmijën e dytë, ishte djalë, lindi djalë….e ushqen me gji, fëmijë i shëndetshmëm. Mirëpo atë mbrëmje në maternitet deklarohen të vdekur të gjitha bebet që kishin lindur atë ditë. Ky është një mister që unë nuk kam mundësinë për ta investiguar, kam dëgjuar dhe dikë tjetër që në një emision televiziv përmensd diçka të tillë, dhe mendoj që ai përmend të njëjtin rast. Mamaja ime kërkoi detaje dhe nuk iu dhanë detaje, jo vetëm mamasë time por të gjitha nënave që lindën atë mbrëmje në maternitet nuk iu dha mundësia që të merrnin trupin e vdekur të fëmijës së tyre për ta varrosur. Pra trupat e fëmijëve të vegjël mbetën në maternitetin e Tiranës.

Ishin 100% të binduar që fëmijët ndërruan jetë?

Akil Pano: Madje ka pasur edhe pikëpyetje që fëmijët mund të jenë vrarë, mund të jenë marrë organet, por mund të jetë marrë gjaku i tyre për të bërë transfuzionin e gjakut të një njeriu të pushtetshëm në atë kohë.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img