Paga mesatare neto në janar është 39.542 denarë

Shkup, 21 mars – Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në janar të këtij viti është 39.542 denarë dhe në krahasim me janarin e vitit të kaluar është rritur për 16,5 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (EShS).

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (27.8%), Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave (19.2%) dhe Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (19.1%).

Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Ndërtimtaria (10.9%), Industria përpunuese (4.9%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (3.8%).

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit janar 2024, është 39. 542 denarë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles