Zogaj: SPAK s’duhet të ketë frikë. Këtu janë 2 fuqi që nuk e duan suksesin e SPAK

Analisti dhe politikani, Preç Zogaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, deklaroi se vizita e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson ishte e tëra në mbështetje të SPAK, pasi janë 2 fuqi politike në realitetin shqiptar që nuk e duan suksesin e SPAK.

Sipas tij, vizita nuk më duket rutinë dhe se është vizita e parë që ka në fokus SPAK.

“Natyrisht që ka edhe takime të tjera, por thelbësisht është SPAK. Kjo u pa që në takimet e para, të cilat filluan me kreun e SPAK, pasi është fëmija e tyre. Reforma është bërë me bekimin e SHBA-së. Ka shumë domethënie kjo vizitë. Qëllimi duket qartë se është të inkurajojë SPAK. Pas SPAK-ut janë amerikanët dhe ky është një mesazh edhe për politikën e qarqet e tjera që duan dobësimin e SPAK-ut. SHBA-ja ka vënë një bast të madh dhe i ka premtuar popullit që ligji do shkojë e të prek edhe sferat e larta. Do prek dhe do i japë fund pandëshkueshmërisë. Mbështet SPAK në mënyrë të vazhdueshme. Kjo vizitë ka rëndësi edhe për të shuar kundërvëniet ndaj SPAK-ut. Ata i japin mesazh SPAK se ne jemi këtu. Amerikanët qartë thonë se SPAK nuk duhet të ketë frikë dhe ne jemi këtu. Ka kundër-zhvillime si reaksion i 2 fuqive të mëdha politike që nuk e duan suksesin e SPAK”, tha Zogaj.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles