Licenca për prodhimtari të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme

Shkup, 20 mars – Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE) në shkurt ka dhënë licenca për prodhimtari të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me fuqi të instaluar prej  29,16 megavatë, me çka fuqia e përgjithshme e instaluar për dy vjet e dy muaj arrit mbi 616 megavatë. 

Siç bëri të ditur KRRE, kryetari i Komisionit Marko Bislimoski deklaroi se licenca për investime të reja energjetike në kapacitete me fuqi të përgjithshme të instaluar prej mbi gjysmë GW (616 MW) janë dhënë, të ndërtuara dhe lëshuar në përdorim për 26 muaj. 

“Si krahasim një bllok i KME Manastir është me kapacitet të instaluar prej  233 MW, ndërsa Osllomej është 125 MW prej ku prodhohet rrymë nga qymuri, ato janë kapacitete të cilat janë ndërtuar me vite dhe definohen si shtyllë në pavarësinë energjetike. Sot, për dy vjet dhe dy muaj, janë ndërtuar dhe lëshuar në rrjet kapacitete të reja energjetike me fuqi të instaluar prej  616,42 MW që prodhojnë rrymë kryesisht nga dielli, por ka edhe nga era, uji dhe biomasa. Nëse bëni krahasim sot kemi një KME të re të realizuar, ose tre TEC të reja Osllomej – dhe pikërisht për këtë tranzicioni energjetik nuk është temë e diskutimit por ai është realitet”, deklaroi Bislimoski. 

Kapacitetet e reja energjetike me fuqi të instaluar prej 616,42 MW që prodhojnë rrymë nga burime të rinovueshme, thekson KRRE, janë të mjaftueshme për nevojat e  194,5 mijë amvisërive me konsum mesatar të energjisë elektrike.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img