Produktet ushqimore janë shtrenjtuar nga 35-70%

Një javë pas miratimit të Ligjit për ndalimin e tregtisë jo korrekte, organi rregullator për zbatimin e tij ka përvjelë mëngët, shkruan Alsat.

Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës në afat prej 6 muajsh do të harmonizojë të gjitha aktet nënligjore për zbatimin e tij dhe pritet të zgjeroj edhe kapacitetet njerëzore për kontrolle në terren.

Tregtarët e rrjeteve të super marketeve që nga koha e pandemisë e deri në masat e ngrirjes së çmimeve, kanë shtrenjtuar prodhimet ushqimore nga 35-70% pa deklaruar fatura të kostove aq të larta të shpenzimeve.

Madje vetëm në vitin 2023, sipas kryetares së Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Ana Nikolloska, ka 9 procedura të kundërvajtjes aktive, ndaj firmave që kanë shkelur Ligjin për Mbrojte të Konkurrencës, të cilat, sipas saj sivjet pritet të gjobiten.

“Komisioni zbaton procedura të kundërvajtës për ujdi të ndaluara, nëse ka, por ne që të iniciojmë një të tillë duhet të kemi indicie serioze se kush me kënd ka bërë marrëveshje, koha kur dhe për cilat çmime të produkte. Për procedurat që tani flasim udhëhiqen në bazë zë Ligjit për mbrojtje të konkurrencës, 5 janë për keqpërdorimin e pozicionit dominues në treg, 3 për marrëveshje të ndaluara dhe 1 procedurë për mos plotësim të obligimeve të kushtëzuara sipas rregullave”, tha Ana Nikolloska, Kryetare e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.

Nga ky komision thonë se konsumatorët nuk janë të pambrojtur ngaqë ka edhe ligje të tjera ekzistuese që iu japin kompetenca sikurse këtij Komisioni ashtu edhe Inspektorateve dhe Agjencive përkatëse.

Madje, autoritetet kanë detektuar 26 praktika të padrejta që tregtarët mes vete dhe furnitorët kanë manipuluar me çmimet e produkteve ushqimore dhe bujqësore, andaj nga 13 shtatori ata që shkelin Ligjin për parandalimin e tregtisë jo korrekte do të gjobiten deri në shumën e 20 mijë eurove, por jo me mbyllje.

“Me këtë ligj rregullohen masa dhe rregulla që parandalojnë imponimin e praktikave të padrejta tregtare. Rregullohen raportet ndërmjet furnitorëve dhe tregtarëve që blejnë me shumicë produkte ushqimore dhe bujqësore. Marrëveshjet që lidhen mes tyre do të jenë më transparente sepse me këtë ligj forma dhe përmbajta e marrëveshjeve është e paracaktuar. Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës do të kryej mbikëqyrje dhe kontrolle për zbatimin e këtij ligji, për shkeljet ligjore parashikohen gjoba deri 20 mijë €”, theksoi Ana Nikolloska, Kryetare e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.

Ky ligj është i ri edhe për vendet e rajonit dhe BE-së.

Aktualisht, zbatimi i një ligji të tillë në rajon është duke u bërë në Slloveni, Kroaci dhe Bullgari, që të tria vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Pritjet janë që të kufizohet marzha e fitimit e ashtuquajtur ‘rabat’ jo më shumë se 10%, që nënkupton se do të sjell një stabilizim të çmimeve me pakicë për konsumatorët final.

Nga 1 marsi skaduan edhe masat për çmime të garantuara, por tregtarët me një marrëveshje të pashkruar nuk bënë ngritje drastike të çmimeve deri në 15 maj, datë kjo që përkon me përfundimin e dy cikleve zgjedhore.

Nga mesi i majit deri në shtator, akoma nuk dihet se me çfarë çmime të shtrenjta qytetarët do të paguajnë për produktet e njëjta.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img