Dhëndri i ish presidentit Donald Trump Jared Kushner ka aplikuar për të investuar për një projekt në ishullin e Sazanit. Aplikimin e tij, Kushner e ka dorëzuar pranë Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve për Projekte. Më pas, lajmin e bëri vetë publik Kushner, e cila shkaktoi një debat të madh në Shqipëri.
Por për eksperten e ekonomisë Romina Radonshiqi gjatë një interviste në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën tha se investimi i Kushner në vendin tonë është një gjë pozitive që do të sillte përfitime ekonomike në Shqipëri.
“Investimet strategjike nga qeveria janë parë si mundësi për të zhvilluar ekonominë e vendit. Po ashtu i kanë dhënë një pamje tjetër Shqipërisë. Nuk duhet parë në aspektin kritik, por ccështja është të kritikohen nëse këto investime jepen prronat publike për përfitime private. Nëse një zonë është e pazhvilluar, atëhere ajo mund të jepet për zhvillim zone. Investitori strategjik duhet të bëjë një analizë për impaktin mikro dhe makro ekonomik. Ka shumë dokumentacione dhe studime që duhet të bëjë investitori, që ky investim do të ketë një kthim për qytetarët shqiptarë”, tha ajo.
I të njëjtit mendim ishte edhe kreu i shoqatës turistike rajonale “Arta”, Ervin Sota. Për Vizion Plus, ai tha se marketingu që të mëdhenjtë do i bëjnë vendit tonë, do të sillte më shumë turistë, teksa hoqi edhe një paralele me ishullin e Mikonos. Sipas tij, ishulli grek para 50 vitesh nuk ka pasur këtë impakt që ka sot në turizëm dhe ekonomi.
“Përsa i përket këndvështrimit të investimit strategjik janë ccështje ligjore, dhe nuk kemi informacion të saktë. Por për turizmin, emrat e mëdhenj bëjnë marketing dhe do ketë ndikim në vendin ku shkojnë. Mikonos para 50 vitesh nuk ka pasur këtë impakt që ka. Emrat e mëdhenj kanë një efekt në turizëm. Ishulli i Sazanit që hapet për sezon dhe nuk ka akses muajt e tjerë. Ka pasur edhe lajme që janë bërë të mëdha. Unë po e them si batutë, që do isha xheloz nëse ky investim do bëhej në Greqi”, tha Sota në “7pa5”.