Nis revolta ndaj Gazment Bardhit te partia e Berishës. Dashnor Sula: Është bërë një dëm i madh

Konsensusi që fiku zjarrin e konfliktit me mazhorancën duket se ka ndezur një tjetër zjarr në gjirin e demokratëve.

Dashnor Sula i rreshtohet zërave kritikë, duke paralajmëruar edhe divorcin me Partinë Demokratike në rast se hapësirat për debat ngushtohen brenda oborrit të demokratëve.

Sula: Nëse do shikoj që është e pamundur bashkëjetesa me grupin parlamentar apo brenda strukturave të Partisë Demokratike, ku mund të mbyllen hapësirat e zërit dhe debatit, sigurisht do rishikoj dhe unë qasjen time si opozitar, me forca të tjera opozitare progresiste.

Revolta e deputetit demokrat vjen për rrugën që Gazment Bardhi me bekimin e Sali Berishës ndoqi për të arritur dakordësinë me socialistet për komisionet hetimore.

Sula: PS dhe Rama çfarë po na jep ne s’po na jep asgjë, ne po marrim ato ç’ka na takojnë na i jep kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për komisionet hetimore. Por dëmi është bërë i madh.

Por, Luan Baçi mendon ndryshe. Ai sheh vetëm anën e mirë të medaljes, duke nisur me njohjen e grupit të Rithemelimit, si faktori kryesor opozitar në Kuvend.

Baçi: Kanë pranuar në konferencë kryetarësh zotin Bardhi si kryetar te grupit parlamentar të PD e kryetar profesor doktor Sali Berishën e theksoj këtë. Ky është përfaqësimi, realiteti politik i ri i krijuar.

Shqetësim i deputeteve kritik është se opozita pranoi të hetojë shumicën me rregullat e kësaj të fundit, duke rrëzuar poshtë gjithë betejën 5 mujore.

Sula: Që do të thotë nëse ky ligj për komisionet hetimore që u dekretua nga Presidenti i Republikës dhe ne e kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese nuk do rrëzohet këtu pastaj bie gjithçka dhe kjo për mua është shqetësuese.

Baçi: Nëse Gjykata Kushtetuese e le në fuqi do pranojmë ça thotë Gjykata, por duke e kontestuar gjithmonë, ky ligj që keni miratuar mbron të korruptuarit.

Dashnor Sula nuk është i vetmi zë kritik në grup, Ervin Salianji dhe Tritan Shehu ka shprehur rezervat e tij për dakordësinë e arritur që fiku aksionin opozitar.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img