“EVN Onlajn” fitoi dy çmime kryesore në konkursin “Çmimet për e-tregti” për vitin 2023

EVN Maqedoni fitoi vendin e parë në kategorinë “E-Tregtari me përvojën më të mirë për e-pagesa” dhe është fituese e çmimit “Ueb faqja më e mirë për pagesë të faturave” për vitin 2023 falë portalit “EVN Onlajn”, i cili përfaqëson onlajn shërbime të integruara për konsumatorët e EVN Home për pranim dhe pagesë të lehtësuar të faturave të energjisë elektrike.

Eventin ceremonial për ndarjen e çmimeve dhe shpalljen e fituesve e organizoi Asociacioni për e-tregti në Maqedoni – AETM.

Në konkursin “Çmimet për e-tregti” morën pjesë numër i madh i kompanive vendase, të cilat përmes integrimit të e-shërbimeve të ndryshme në funksionalitetin e tyre, drejtpërdrejtë kontribuojnë në zhvillimin e digjitalizimit në shtet dhe iu mundësojnë qytetarëve lehtësime të konsiderueshme në jetën e përditshme.

“EVN Onlajn” është aktiv që nga viti 2013. Interesimi i konsumatorëve është gjithnjë në rritje – që nga vetë fillimi, por kulmi u arrit gjatë muajve të parë të pandemisë. Momentalisht rreth 300.000 konsumatorë në muaj i shfrytëzojnë shërbimet për pagesë. Përveç numrit të madh të shërbimeve që i ofron “EVN Onlajn” siç janë, pranimi i faturave në mënyrë elektronike, pasqyrim i faturave në çdo kohë, paraqitja e gjendjes së konsumit dhe e ngjashme, portali gjithashtu u mundëson konsumatorëve të pranojnë vërtetim për faturë të paguar në e-mailin personal.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img