Rriten blerjet “online”, bashk me to rriten edhe mashtrimet

Shkup, 16 mars – Firmat fiktive në internet po shtohen gjithnjë e më shumë si kërpudhat pas shiut. Në Pollog mashtrimet vitin e shkuar ishin mbi 60, ndërsa këtë vit për vetëm dy muaj ka 11 mashtrime. Për fat të keq edhe pse janë firma fiktive, ia dalin që zhvatin dhe mashtrojnë banorët e Pollogut.

Së fundmi janë shtuar edhe apelet e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës për kujdes maksimal ndaj ofertave në internet, por edhe porosive sms të ndryshme që na vijnë në telefon për dërgesa të arritura. Ka ndryshuar madje edhe taktika e mashtrimeve. Përderisa vitin e shkuar shumica e mashtrimeve “online” ishin për rezervime të ndryshme hotelesh dhen restorantesh apo pushimeve, sivjet kjo shkelje bëhet përmes porosive fiktive “online” të produkteve të ndryshme që ofrohen me çmime të lira.

“Në SPB Tetovë, janë regjistruar gjithsej 11 raportime të mashtrimeve të ndryshme që shumicën e rasteve kanë të bëjnë me porositë online. SPB po punon në zbardhje rastesh. Gjatë vitit të shkuar në SPB Tetovë dhe Gostivar, janë regjistruar gjithsej 64 raste të tilla, ku pjesa më e madhe e tyre rreth 90 për qind janë zbardhur. Rastet më të shpeshta vitin e shkuar kishin të bëjnë me rezervimet e ndryshme, si ahengje familjare, rezervime pushimesh e kështu me radhë, ku banorët kanë paguar shuma të majmë parash përmes ndërmjetësuesve të ndryshëm”, tha Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Por si të mbrohemi nga këto mashtrime |online|? Profesoresha e informatikës në Universitetin e Evropës Jug-Lindore, Blerta Abazi, thotë kujdes primar duhet të iu kushtojmë të dhënave të firmave në internet dhe porosive në rrjetet sociale. Assesi të mos hapen të njëjtat pa e pasur të njohur firmën. Duke ditur sistemin e brishtë të mbrojtjes nga mashtrimet onilne, Abazi rekomandon edhe ndryshime të menjëhershme të Ligjit për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

“Secili mesazh, secili e-mail apo sms në rrjete sociale, duhet të kontrollohet një herë dhe duhet të dyshohet në të edhe nëse na vijnë nga njerëz të njohur apo edhe të panjohur. Gjitha institucionet që janë legjitime nuk kërkojnë ndarjen e ndonjë informate online. Besoj që duhet të punohet edhe në ligj që të mund të mbrohen konsumatorët nga mashtrimet, e sa i përket sulmeve kibernetike për vjedhjet e mëdha besoj që jemi të mbrojtur por vetëm nëse paraqitet dhe mbrohet në kohë”, u shpreh Blerta Abazi, Profesoreshë e informatikës UEJL.

Agjencia e BE-së Europol ka publikuar një listë të rregullave se si të mbroheni kur bëni blerje online dhe cilat janë rreziqet më të zakonshme me të cilat mund të përballeni. Ndërkohë, nga Asociacioni i shitjeve elektronike paralajmërojnë se shitjet online do të shtohen gjithnjë e më shumë, mbetet tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos mashtrohen duke porositur apo rezervuar udhëtime apo hotele, nga firmat që nuk janë legale dhe të njohura.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img