Ekzekutimi i Gentjan Bejtja, gjenden 50 gëzhoja në vendngjarje, si u vra 43-vjeçari

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Larushk ku dyshohet se kanë qenë 4 persona.

Makinën e kanë afruar deri në afërsi të portës kryesore dhe dyshohet se 3 persona të maskuar dhe me veshje të zeza kanë zbritur nga makinë, ndërsa personi tjetër i ka pritur në makinë. Porta kryesore ka qenë e hapur dhe një gjë e tillë iu ka mundësuar autorëve të futen direkt në oborr.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur rreth 50 gëzhoja.

Objektivi ka qenë pak metra larg nga oborri ka qenë në pjesën e pasme të shtëpisë kur është qëlluar me breshëri

Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të 43-vjeçarit kanë lëvizur në drejtim të fshatit Hasan vetëm pak metra vendit të ngjarjes dhe kanë djegur makinën.

Dyshohet se janë pritur nga një tjetër mjet i cili i ka larguar nga zona./euronewsalbania/

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img