Dhëndri i Trumpit prezanton pilot projektet investuese në Shqipëri dhe Serbi

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka bërë të ditur se është afër finalizimit të projekteve të pronave të paluajtshme në Ballkan.

Kushner dha një intervistë për mediat amerikane ku deklaroi se në planet e investimit përfshihen resortet turistike shqiptare në Sazan dhe Zvërnec.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi se si do të duken investimet në bregdetin shqiptar, por edhe atij në kryeqytetin serb, Beograd.

“Të emocionuar për të ndarë disa imazhe të hershme të projekteve që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit”, ka shkruar ai në Instagram.

Për zhvillimin e këtyre projekteve në shtetin shqiptar dhe atij serb, ai thotë se do të investojë 1 miliard dollarë amerikanë.

Ndryshe, kompania planifikon ta kthejë vendin ku ndodhet ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, e shkatërruar nga bombardimet e NATO-s, në një hotel luksoz me hapësirë biznesi dhe më shumë se 1500 apartamente. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img