1 miliardë dollarë synon të investojë kompania Affinity Partner e dhëndrit të ish presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushnjer në projekte të zhvillimi të pronave në Ballkan.
Kompania me bazë në Majami ia ka vënë syrin ishulli të Sazanit, të cilën mendon të kthejë në një resort luksoz. Bloomberg, por edhe media të tjera të huaja kanë bërë të ditur se “Affinity” ka në plan të investojë edhe në zhvillimin e gadishullit të Zvërnecit, ku do të ndërtohen resorte me rreth 10 mijë vila dhe hotelesh.
Në një intervistë për Bloomberg News, Kushner shprehu admirimin e tij për ishullin e sazanit, duke e përshkruar bregun e tij si më unikun, por edhe më origjinalin në botë. Kushner vizitoi jugun e Shqipërisë bashkë me të shoqen në gushtin e vitit 2021, ku panë nga afër Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Edhe vitin e shkuar çifti kaloi disa ditë pushime në Shqipëri, kryesisht në jug. Ai ka vizituar edhe Muzeun Historik Kombëtar, Shtëpinë me Gjethe në Tiranë, moment i cili është dokumentuar me një foto sëbashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Një tjetër project ambicioz i kompanisë së Kushner është edhe rizhvillimi i tre pallateve të braktisura në kryeqytin e Serbisë, Beograd. Këto pallate të cilat kanë mbetur të pabanuara që nga bombardimet e NATO-s në prill të 1999, synohen të kthehen në një hotel luksoz, qendër tregtare dhe në më shumë se 1500 banesa. Ai konsiderohet një investim strategjik që kontrion në rijetësimin e zonave historike dhe në zhvillimin urban të Beogradit.
Jared Kushner, ish këshilltar i lartë i Shtëpsië së Bardhe dhe dhëndr i ish presidentit Trump, themeloi kompaninë Affinity Partners pasi u largua nga qeveria. Asetet e kompanisë kapin vlerën e 3.1 miliardë dollarëve, dhe kanë tërhequr mbështjen e investitorëve nga Lindja e Mesme, siç është fondi i investimeve publike i Arabisë Aaudite. Kushner ndërkohë është shprehur se nuk planifikon të bëhet pjesë e administratës amerikane nëse vjehrri i tij fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Sipas agjencisë Bloomberg, ndërmjetësuesi për këtë projekt ka qenë Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA në Gjermani dhe ish i dërguari i posaçëm për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Verën e kaluar, Grenell shoqëroi Jared Kushner dhe gruan e tij, Ivanka Trump gjatë pushimeve disaditore në jug të Shqipërisë.