Shkup, 15 mars – Banka zhvillimore, aktivitet i USAID – Partneritete për rritje ekonomike dhe Programi zviceran për rritje të punësimeve të tregut – IME, nënshkroi marrëveshje për furnizim të veglës digjitale për sigurim kreditor, prodhim i ri digjitaë në tregun vendor financiar.
“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është t’u përjgigjet nevojave të kompanive vendore për rritje dhe zhvillim, përkatësisht të lehtësohet qasja e kompanive drejt intstrumenteve më adekuate dhe zgjidhje për menaxhim me financat. Kjo zgjidhje softuerike do ta lehtësojë dhe përshpejtojë komunikimin dhe do t’u ndihmojë kompanive më thjeshtë t’i shfrytëzojnë instrumentet të cilat i ofron Banka për lehtësim të transaksioneve, posaçërisht në pjesën e sigurimit të kërkesave, sigurim të eksportit dhe faktoringut”, thonë nga USAID.
Zgjidhja, shtojnë, do të vendoset në ueb-platformën e Bankës zhvillimore dhe adaptim i plotë ç[r përdorim nga ana e kompanive.
Vitin e kalaur, në pajtim me analizën interne të Bankës zhvillimore dhe nevojave për qasje drejt financave të sektorit privat, banka ka realizuar me sukses linjë kreditore për digjitalizim dhe transformim digjital, me mbështetje nga Programi zviceran për rritje të punësimeve të tregut – IME.
“Digjitalizimi i një prej proceseve kyçe të Bankës do të kontribuojë për rritje të drejtpërdrejtë të eksportit tëp siguruar, si dhe faktoringut eksportues dhe vendor. Plotësisht, ky proces do të ndikojë pozitivisht ndaj investimeve të kompanive dhe hapjes së vendeve të reja të punës”, potencojnë nga USAID.