Më 11 mars, qyteti i Fierit u trondit nga vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihuci. Ajo që filloi si një konflikt përfundoi me plagosjen e 19-vjeçarit (i cili s’kishte lidhje me konfliktin). Por për shkak të plagëve të rënda. Adoleshenti nddërroi jetë. Autor i dyshuar i ngjarjes është Florjan Muka, i cili u arrestua ditën që ndodhi sherri. Prokuroria e Fierit ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 20-vjeçarin Muka. akaq, autori i dyshuar ka folur para hetuesve lidhur me motivin e sherrit që përfundoi në tragjedi.
“…sqarojmë se shtetasi Florian Muka autori i ngjarjes ka sqaruar së para tre muajsh, të këndi i lojërave në qendër të qytetit të Fierit ka dhënë thikën e përdorur në ngjarje pas kërkesës së tij Auron Celaj më të cilin ka patur njohje para dy vitesh, i cili ia kishte kërkuar për ta mbajtur 2-3 ditë dhe më pas do ja kthente, por shtetasi Auron…kishin kaluar diku te dhjetë ditë dhe nuk ia kthente thikën, ata janë takuar përsëri të këndi i lojërave dhe Auroni ka refuzuar t’i kthejë thikën dhe aty kanë debatuar me njëri-tjetrin me fjalë fyese. Dy ditë më vonë Auroni e ka marrë në telefon Florjanin dukë i thënë “Hajde te hotel Fieri që të marrësh thikën”, Floriani ka shkuar më vëllanë e tij të mitur M.M dhe janë takuar më Auronin i cili ka qenë i vetëm, i ka dhënë thikën Florjanit pa bërë debat.
Pas dhjetë ditësh që ka marrë thikën Florjani bashkë më vëllanë e tij M.M ka shkuar përsëri të lodrat, një shoku i Fatjonit që gjendej te lodrat i quajtur Fabio, 17 vjeç i ka thënë që hajde se ka njëri problem me ty dhe të tre së bashku shkuan për të takuar personin që tha Fabio, personi që donte të takohej më të e quanin Blerim, i cili pasi janë takuar ishte më një tjetër person të cilin Florjani nuk e njihte, takimi është bërë po të lodrat në qendër të qytetit dhe më pasi janë takuar Floriani, Mandi dhe Fabio më Blerimin dhe shokun e Blerimit aty.
Me këta dy persona kishte problem vetëm Fabjo pasi ata sipas dëshmisë, “më thoshin mua që ti ke sharë Auronin, unë i thash që me Auronin e kam sqaruar dhe jemi shokë”.
“Blerimi dhe shoku i tij më thoshin kërko falje, unë nuk ju kërkova falje pasi nuk kisha përse dhe ata morën në telefon një person me emrin Nebi Alimadhi dhe i thanë që hajde këtu se kemi një problem, brenda 5 minutave erdhi personi me emrin Nebi Alimadhi i cili sa erdhi filloi të më shante mua dhe vëllain tim. Në moment unë nuk kisha gjë me vetë dhe nuk bëra zë, ata më fyen dhe më goditën me pëllëmbë nga veshi, Blerimi, Nebiu dhe shoku i tyre. Aty përmend edhe emrin e kushëririt tim Klajdi Muk ai cili njihej me këta të tre dhe është në shkollë tek “Petro Sota”, tha ai.
Më datë 10.03.2024 rreth orës 12 Florjani bashkë më vëllanë e tij Mandi ka shkuar për një xhiro te shkolla ‘Naim Frashëri, ku kanë parë rastësisht Nebi Alimadhin ku i është kujtuar që Nebiu e ka kapur prej veshi dhe kthyer tek lodrat tek një hotel, ai e ka thirrur “o Nebi hajde pak këtu, ai ishte me dy shokë të tjerë dhe siç ishin erdhën drejt meje dhe vëllait tim, vëlla im Mandi e goditi me grusht Nebiun, unë në moment nxora thikën dhe ata dy të tjerët ikën më vrap, Nebiu ndenji në vend, unë e qëllova me grushte dhe mora thikën për ta trembur dhe Nebiu iku më vrap, e ndoqa nja dhjetë metra. Pas kësaj Nebiu në datën 10.03.2024 më mori në telefon në Instagram dhe më tha që hajde më kërko falje së të dy kemi faje, unë nuk vajta dhe e lamë për sot në datë 11.03.2024 të takohemi, dhe kam marrë në Snapchat në datën 10.03.2024 Klajdin dhe i kam thënë që të takonim Nebiun dhe ta mbyllim këtë problem, më datë 11.03.2024 Florjani ka komunikuar në Snapchat më Kladin ku i tha hajde te veranada se jam më Nebiun dhe kusheririn e tij, unë nuk vajta dhe i them Klajdit hajde të lodrat se unë nuk vij aty, në fillim të lodrat ku gjendej Florjani ka shkuar Nebiu më kushëirin e tij dhe Klajdi Mukën ku aty Nebiu ka thënë Ke thikë me vete dhe unë i thash jo, kur e ka pyetur Klajdi i ka thënë po kam thikë më vete. Florian i ka thënë Nebiut që unë nuk kam ardhur për sherr, hajde ju kërkoj falje dhe ta mbyllim. Nebiu i ka thënë që hiq thikën nga brezi dhe më pas flasim, pas Nebiut kanë shkuar dhe tre shokë të tjerë të Nebiut, kur po sqarohesha me Nebiun”, thotë Florjani, “më kanë goditur pas kokës me grusht apo me dorezë hekuri, kushëriri i tij, aty unë nxora thikën nga brezi dhe godita personin që më qëlloi më grusht, e përplasa te një makinë dhe aty dhe e godita më thikë, ky ra në trotuar, (Grei Bihuci) një shoku i atij (Olti Serjanaj) ka marrë një kallam të gjatë dhe me të më frikësoi mua ku unë ika më vrap në drejtim nga ana lumit, pastaj dëgjova sirenat e policisë dhe ndalova”.
Nisur nga dinamika e ngjarjes, personi i përfshirë në këtë sherr fillimisht është Auron Celaj, i cili ka mbajtur thikën e Florjanit. Personi që ka zgjatur sherrin ka qenë Nebi Alimadhi, Florjani dhe vëllai i tij Mandi Muka.
Personat e përfshirë në sherr ditën e ngjarjes janë Klajdi Muka dhe Floran Muka, të cilët janë arrestuar.