Begaj në Azerbajxhan, takim me homologun Aliyev: Energjia dhe turizmi, në krye të axhendës

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku ka zhvilluar një takim me homologun Ilham Aliyev.

Në një postim në X (dikur Twitter), ku ka postuar një foto nga takimi, Begaj shkruan se mes tyre u diskutua për të çuar përpara bashkëpunimin politik dhe për të forcuar atë ekonomik.

Sipas kreut të shtetit, energjia dhe turizmi janë në krye të axhendës.

Takimi produktiv me mikun tim të dashur Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit sot. Ne po e çojmë përpara bashkëpunimin tonë politik dhe po forcojmë bashkëpunimin ekonomik në fusha kyçe me interes të përbashkët. Energjia dhe turizmi janë në krye të agjendës sonë”, shkruan Begaj.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img