Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit ku një makinë është përplasur me një pikë furnizimi me karburant.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i identifikuar si M.Ç, 30 vjeç dhe 3 pasagjerët që e shoqëronin.
Siç shihet edhe nga pamjet, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë shoferin i cili kishte mbetur i bllokuar në mjetin e shkatërruar.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa raportohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po qarkullonte drejtuesi i automjetit.