4% e prodhimit të rrymës, nga liqeni i Ohrit

Rreth 4 për qind e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vitin 2023 ka qenë nga Liqeni i Ohrit. Kjo tregon se shteti ende nuk i dëgjon apelet dhe paralajmërimet e shumta të ekspertëve vite më parë, që të mos preket niveli i liqenit dhe të mos përdoret për energji elektrike, sepse kështu rrezikohet bota e gjallë në të. Por, Elektranat e Maqedonisë së Veriut ende pretendojnë se kjo nuk ndikon në biodiversitetin në liqen.

“Dalja e ujit nga liqeni i Ohrit varet nga kushtet atmosferike dhe niveli i ujit në liqe dhe mund të ndryshojë, gjë që mundëson prodhimin e energjisë elektrike në TEC Glloboçicë dhe TEC Shpile. Në vitin 2023, Liqeni i Ohrit përbënte 3,65% të prodhimit të përgjithshëm vendor të energjisë elektrike të SHA EMV”, thonë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

EMV thotë se shkarkimi i Liqenit të Ohrit po rregullohet përmes Drinit të Zi. Por profesorët theksojnë se nëse ky proces kryhet me arsye, nuk duhet të ketë ulje të nivelit.

“Liqeni i Ohrit rrjedh rregullisht përmes Drinit të Zi, është proces i vendosur. Nëse uji përdoret me arsye, nuk duhet të ketë ulje të nivelit. Në Maqedoni rreth 10% e energjisë prodhohet nga hidrocentralet, pjesa më e madhe është nga termocentralet për momentin që është shumë e pafavorshme”, deklaroi Dejan Trajkovski – profesor në fakultetin teknik.

Edhe UNESCO-ja, në një nga raportet e saj nga misioni monitorues i rajonit, thekson se është e nevojshme të kontrollohet shkalla e shfrytëzimit të ujit nga liqeni për prodhimin e energjisë elektrike.

“Hidrologjia e liqenit në pjesën e Maqedonisë së Veriut ndikohet nga derdhjet e pakontrolluara të ujit të liqenit në lumin Drini i Zi si dhe nga ndryshimet klimatike, të cilat karakterizohen me periudha të zgjatura të thata, pa reshje të bollshme, duke ulur nivelin e ujit. Në afat të gjatë, kjo mund të përbëjë kërcënim serioz për gjithë ekosistemin”, thotë raporti i UNESCO-s.

Aktivistët e mjedisit kërkojnë rishikimin e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila rregullon lartësitë e liqenit të Ohrit dhe daljen e ujit pranë Strugës. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img