SHBA dhe BE përshëndesin marrëveshjen për rikthimin e normalitetit në Kuvend: Anëtarët të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe si dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar pas dakordimit të arritur sot mes opozitës dhe mazhorancës, që i rikthen normalitetin Kuvendit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shprehet se anëtarët e Kuvendit duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.

Edhe Bashkimi Evropian, përmes një reagimi, mirëpret lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.

“Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve“, shkruhet në deklaratë.

Ndërsa ambasada britanike thekson rëndësinë që prioritet i punës së ligjvënësve të jetë interesi i qytetarëve.

“Ambasada Britanike në Tiranë përshëndet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur. Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Sot, në parlament u arrit një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit. Në mbledhjen e kryetarëve, Gazment Bardhi u ul përballë socialistëve, pasi kishte marrë mandatin nga PD dhe Berisha. Në mbledhje, u vendos se së shpejti do ndërtohen dy komisione hetimore.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles