“Macron ka shprehur mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE”, ambasadorja franceze: Vendit i duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme

Ambasadorja franceze në vendin tonë, Catherine Suard deklaroi nga Shkodra se mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Diplomatja Suard theksoi se presidentit Emannuel Macron gjatë vizitës së fundit në vendin tonë ka shprehur mbështetjen e Francës për Shqipërinë, duke shtuar se “po punojmë për këtë”. Por, theksoi ajo, “Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme”.

“Ju i referoheni ngjarjeve të shkuara por dua t’ju them se Franca nuk është se ka bllokuar procesin e integrimit të BE në Shqipëri por ka kërkuar një qasje për një metodologji të re.

Do doja të përmendja vizitën e Macron në Shqipëri sëfundmi dhe ai gjatë gjithë vizitës së tij ka përmendur mbështetjen e Francës për Shqipërinë sa i përket integrimit në BE.

Gjatë këtij mandati që sapo e kam filluar jemi në mbështetje të integrimit të Shqipërisë dhe po punojmë për këtë. Dëshiroj të nënvizoj edhe vizionin që kemi për Europën, për një Europë të fortë dhe normalisht edhe një Shqipëri të fortë.

Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpeshta”, tha ambasadorja franceze teksa po merr pjesë në një aktivitet në fakultetin e gjuhëve të huaja në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img