A më mirë të ulet paga e Shaqir Fetahut, që thuhet se është 7.500 euro, apo të shtrenjtohet anëtarësia në xhami?!

Shkup 11 mars – Në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë kryesisht bëjnë edhe pagesat e anëtarësisë dhe obligimeve të tjera fetare. Sivjet anëtarësia në qytetin e Shkupit është rritur në 2500 denarë. Disa qytetarë të cilët u anketuan nga TV21, thonë se shuma është e lartë, e për disa është në rregull.

“Është shumë por çfarë të bëjmë, patjetër të paguhet. Kush ka mundësi e paguan, kush nuk ka….”
“Jo kshyre tash, për standardin tonë janë shumë. Për çdokënd nuk janë por për shumicën janë.”
“Nuk është asgjë. 2500 denarë me i tubu gjatë vitit nuk është kurgja. Prsh, ditën e sodit, njerëzit pijnë nga 2-3 kafe në ditë. Me i dhanë 2500 denarë në vjet për n’xhami, i bie diku 10 denarë në ditë.”
“Për dikë është shumë, por dikë ndoshta jo por kur ta krahasosh për një vit, nga një denar me e nda, kurgja sështë. Ti në Çarshi 100 denarë një kafe po e paguan.”

Mirëpo rritja e kuotës së anëtarësisë për besimtarët në xhami vjen në kohën kur gazetarë dhe mediume kanë shkruar se paga mujore e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut është rritur aq shumë, sa që ka arritur shifrën marramendëse prej 7.500 eurove, shkruan Zhurnal. Të njëjtat informacione, që deri tani nuk janë demantuar as nga BFI e as nga Fetahu, flasin se jo vetëm paga, por Fetahu shfrytëzon edhe beneficione tjera materiale për aktivitetet që kryen si kryetar i BFI-së.

Kjo me të vërtetë nuk është as reale, as morale, që anëtarësia e xhematit të shtrenjtohet, kurse në anën tjetër të rritet edhe paga e kryetarit të BFI-së deri në atë nivel që të tejkalon të gjithë zyrtarët shtetëror e qeveritarë në vend.
Po të analizohet mirë, kjo ndoshta është edhe mund të bie ndesh me ligjin. Në një vend ku shumë qytetarë nuk marin as pagën minimale, është e pabesueshme që të shtrenjtohen detyrimet e tyre ndaj subjektit fetar që i përkasin, e që udhëhiqet nga një kryetar me pagë 7.500 euro!

Myfti i Shkupit, Qenan Ismaili, është arsyetuar se vendimi për shtrenjtimin e anëtarësisë ka për qëllim rregullimin e statusit të punës për çdo nëpunës fetarë, duke i paguar ata me paga duke filluar nga minimalja e shtetit. Por asnjë sqarim as nga BFI, as nga Myftinitë se pse nuk meret vendim edhe për uljen e pagës së Fetahut, nëse është 7.500 denarë siç shkruajnë mediumet, shkruan Zhurnal.

“Marë parasysh se nuk mund të bëjmë lëvizje më të mëdha përshkak se nuk mund ta përballojë shoqëria, ne e miratuam në mbledhje që të ketë një lëvizje, qoftë ajo edhe 500 denarë, me çka ne do të lëvizim pak standardin dhe me përkrahjen që e jep muftinia, rroga e një teologu të jetë minimalja e shtetit. Pra aq sa është minimalja e shtetit, nga aq të fillojë rroga e një nëpunësi fetarë”, u shpreh Qenan Ismaili – Myfti i Shkupit për TV 21.
Myftiu Ismaili shton se në Shkup paguhet 2500 denarë në vit, por në qytetet tjera si Tetova, anëtarësia lëvizë nga 3000 deri në 6000 denarë.

“Harxhimet e xhamisë mbulohen përmes pagesës së anëtarësisë që qyteti nga qytet dallon. Tetova e ka çmimin pak më të lartë, diku 3000-6000 denarë. Gostivari e ka 10 euro në person. Kemi diku 16500 familje që paguajnë anëtarësi në nivel vjetor. Te ne në Shkup është 2500 denarë që i vjen diku 200 denarë në muaj, pagesa e mirëmbajtjes së xhamisë”, shtoi Ismaili. Siç spjegoi myftiu Ismaili, nëse për harxhimet e xhamive nuk mjaftojnë të hollat e anëtarësisë, të tjerat i mbulon vet Myftinia. Për këtë shkak, sivjet njoftoi se kanë paguar harxhime në shumë prej 70 mijë eurove./Zhurnal

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img