Shqipëria kalon në fazën post monitorim, Gjylameti: Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka vlerësuar vendimin e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të kaluar Shqipërinë në fazën tjetër të ecurisë së reformave, atë të post-monitorimit.

Gjylameti tha se ky vlerësim ishte fryt i reformave të bëra deri më tani në formimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

“E nderuar të merrja pjesë në punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 5 mars 2024 në Paris, ku në agjendë ishte diskutimi për raportin e Asamblesë Parlamentare mbi zbatimin e angazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës, angazhime të cilat Shqipëria i ka marrë që kur është anëtarësuar në këtë Organizatë, në Korrik 1995.

Pas një pune intensive një-vjeçare në koordinim të ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë të cilit kemi paraqitur të gjitha reformat e ndërmarra në 10 vitet e fundit nga Shqipëria nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, më në fund i gjithë mundi, sakrificat dhe këmbëngulja për të ndërtuar një shtet të ligjor dhe për një jetë sa më të mirë për qytetarët tanë, kjo ditë bëhet një ditë e shënuar, një gur kilometrik që certifikon arritjet e merituara të Shqipërisë

Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vëmendjen e shtuar të qeverisë në avancimin dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, vëmendje dhe kujdes më të madh për minoritetet, me ligjin që kemi miratuar në vitin 2017, dalja nga lista gri e MONEYVAL së fundmi në tetor 2023, progresi dhe stabiliteti ekonomik, vëmendje më e madhe ndaj grave, fëmijëve dhe grupeve të margjinalizuara dhe shumë vlerësime të tjera, janë indikatorët që sollën mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare për të mbyllur më në fund pas 29 vjetësh anëtarësim në Këshillin e Evropës, procesin e Monitorimit të plotë të Shqipërisë dhe kalimin e saj në Post-Monitorim”, tha Gjylameti.

Për Gjylametin “ky vlerësim është një tjetër meritë që vijon t’i shtohet çdo ditë meritave që merr Shqipëria nga organizata serioze ndërkombëtare”, ndërsa shton se ky hap sjell “angazhim të shtuar për të vijuar me këmbëngulje rrugën për ta bërë jetën e qytetarëve tanë më të mirë dhe Shqipërinë më të nderuar, ashtu siç ajo e meriton”.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles