Për 2,8 për qind është rritur prodhimi industrial në janar

Shkup, 8 mars –  Indeksi i prodhimeve industriale në muajin janar të vitit 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është më i madh për 2,8 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit janar të vitit 2024, krahasuar me të njejtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 14.2 për qnd, në sektorin Industri përpunuese shenon rritje për 8.1 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajrë të kondicionuar shënon rënie për 21.7 për qind.

Rritja në sektorin Industria përpunuese është si rezultat i, para së gjithash, rritjes së prodhimit të reparteve vijuese: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimit të tekstilit, Prodhimit të kemikaleve dhe prodhimeve kimike, Prodhimeve të produkteve themelore dhe praparateve farmaceutike, Prodhimi i produkteve nga goma dhe prodhimi i masave plastike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i prokukteve të fabrikuara të metaleve, përveç makinerisë dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike dhe Prodhimi
i automjeteve, rimorkiove dhe gjysëm rikomrkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin janar të vitit 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 19.7 për qind dhe Prodhimeve kapitale për 41.2 për qind, ndërkaq rënie kemi tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 13.0 për qind, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 26.7 për qind, dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.8 për qind.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img