Alibeaj: PS të sqarojë nëse ka negociata sekrete me grupin Berisha për të bërë pazar për Reformën Zgjedhore

Sekretarit të përgjithshëm i PD  dhe bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar PS dhe grupin Berisha se po bëjnë pazar për Reformën Zgjedhore përmes negociatave sekrete.

Alibeaj thotë se PS duhet të sqarojë publikun nëse ka një tentativë për një marrëveshje të tillë okulte që përflitet në media.

“PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazar për Reformën Zgjedhore. Në media referuar burimeve nga PS dhe grupi i Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimarrjen me shumicë votash e sidomos ku opozitës i mohohet e drejta e Vetos, si garanci që PS të mos bëjë ligj zgjedhor të njëanëshëm duke peshkuar vota opozitare. Dihet se ata janë kundër votës së diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, një zone elektorale. Nëse kjo është e vërtetë ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha”, shkruan Alibeaj.

Gjithashtu Aliebaj sqaron se “në emër të PD nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i Edi Ramës.”

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles