Rama: Dënojmë sulmin me raketa që rrezikoi jetën e Mitsotakisit dhe Zelenskyt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sulmin e bërë ditën e djeshme në Odessa, në afërsi të autokolonës së presidentit Volodymyr Zelensky, kur ky i fundit pritej të zhvillonte një takim me kryeministrin e Greqisë.

Me anë të një postimi në platformën “X” (i njohur dikur si Twitter), Rama tha se e dënon fuqishëm sulmin me raketa i cili rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis dhe Presidentit Zelensky. Ai shtoi se këto sulme janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”,-shkruan Rama.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img