PD vë kusht Berishën? Alibeaj: Aministinë e votojmë që sot, nëse nuk përfitojnë të dënuarit e të hetuarit e GJKKO & SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediet ditën e sotme u shpreh se seanca plenare e së enjtes, ku mazhoranca kaloi e vetme disa ligje është zhvilluar në shkelje të rregullave.

Ai tha sa i perket Amnistrise Penale se PD mund ta votoje, por kerkoi qe te mos perfitojne te denuarit apo personat ne ndjekje nga SPAK. Kujtojme se nje prej tyre eshte edhe Sali Berisha.

Alibeaj: Nuk ishte as kuorumi i zhvillimit normal dhe të vlefshëm të zhvillimit të procedurës parlamentare. U bë i ditur për publikun që interesi i vetëm i mazhorancës ishte të kalonte sot mes zhurmës dhe kaosit ligjet për oligarkët, për interesat e tyre klienteliste.  Sot shqiptarët donin të shihnin diskutimin e çështjeve të rëndësishme dhe në interes të tyre. Një prej tyre është edhe ligji i amnistisë. Interesi i atyre që përfitojnë është i madh. Sot në seancën plenare, nga ana e mazhorancës, ky ligj nuk ishte në rend të ditës.

Sipas Alibeajt, mosfutja e Amnistisë në rendin e ditës nga ana e mazhorancës, tregon që kjo e fundit nuk ka interes të diskutojë një projektligj të tillë. PD, theksoi Alibeaj, i qëndron pozicionit të saj që ligji i Amnistisë do të duhet të miratohet.

Alibeaj: Do duhet të miratohet ashtu siç erdhi nga qeveria, nga ministria e Drejtësisë në versionin e saj fillestar dhe atij ligji t’i shtohen dhe amendamenet me anë të të cilit përfitojnë edhe protestusit. Ne ishim të vendosur sot për të votuar projekligjin e amnistisë së bashku me amendamentet tona. Jemi të vendosur edhe në seancën e radhës, sa më shpejt aq më mirë, të marrim pjesë dhe ta votojmë.

Alibeaj theksoi dhe njëherë që PD do të votojë një projektligj të amnistisë sipas versionit fillestar.

Alibeaj: Do votojmë versionin fillestar sipas të cilit nuk përfiton askush nga ata të cilët janë në ndjekje penale apo janë dënuar nga Gjykata Kundër Krimit dhe korrupsionit apo janë në ndjekje penale nga SPAK.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img