PBB me rritje prej 0,9 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

Shkup, 7 mars – Shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për, tremujorin e katërt të vitit 2023, është 0,9 për qind, publikoi sot Enti shtetëror i statistikës.

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, rritje është vërejtur në sektorët : F- Ndërtimtaria prej 5,5 për qind dhe K- Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit prej 3,5 për qind.

Konsumi final për amvisëri përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse të cilat i shërbejnë amvisërive, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023, në mënyrë nominale janë; rritur për 5,8 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto është 70,9 për qind.

Në periudhën e njejtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 0,1 për qind ndërsa Importi i mallrave dhe shërbimeve është zvogëluar për 5,3 për qind.

Investimet bruto në tremujorin e katërt nga viti 2023 shënuan ulje në pjesën e ndryshimeve në rezerva.

Vitin e kaluar, shkalla e rritjes së PBB-së në tremujorin e parë ishte 2,1 për qind, në tremujorin e dytë 1,1 për qind dhe në tremujorin e tretë 1,2 për qind. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles