Shkup, 7 mars – Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të shtetit në janar të këtij viti është 1 350.8 milionë euro. Eksporti i mallrave në janar të këtij viti është në vlerë prej 550.6 milionë euro dhe shënon rënie prej 11,4 për qind në raport me janarin e vitit të kaluar. Vlera e mallrave iomportuese, ndërkaq, është 800.2 milionë euro, që është për 5,8 për qind më pak në krahasim me periudhën e njejtë nga viti i kaluar.
Siç kumtoi sot Enti shtetëror për statistika. deficiti tregtar, në janar të këtij viti është 249.6 milionë euro.
Këmbimi tregtar për prodhime tregon se në import pjesëmarrja më e madhe është e katalizatorëve të bartësve me metale fisnike apo bashkëdyzime të tyre, pakot e përçuesve për djegie dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë apo anije, produkte të rrafshuara nga hekuri apo çeliku jo të lidhur, pa platinë apo të pambështjellur dhe katalizatorë të tjerë të bartësve.
Në import, ndërkaq, më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bitumenoze (përveç lëndëve të para), metalet e tjera nga grupi i platinës dhe legurat e tyre, të papërpunuara apo në formë të pluhurit, platinës dhe legurave të platinës, të papërpunuara apo në pluhur dhe energjia elektrike.
Në janar të këtij viti më të shumti kemi tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqia, Bullgaria dhe Serbia.