EVN me impiant të ri fotovoltaik në Probishtip

EVN Maqedoni Elektrana e vendosi në funksion impiantin e ri fotovoltaik në Probishtip me fuqi të instaluar prej 11MWp. Me këtë, kompania rrit portfolion e prodhimit nga impiante fotovoltaike të realizuara në vend në 20MWp.

Prodhimi vjetor i planifikuar i impiantit të ri fotovoltaik është16 GWhqë nënkupton furnizim me energji elektrike të 4 000 amvisërive në vit.

Në eventin për shënimin e fillimit me punë të impiantit fotovoltaik në Probishtip, ishin prezent Bordi Drejtues i EVN Maqedoni në krye me z. Vollfgang Maier, i cili deklaroi se me këtë investim kompania afrohet edhe një hap më afër qëllimit të saj strategjik për 60MWpfuqi të instaluar deri në vitin 2030 nga burime të ripërtëritshme të energjisë.

Impianti i ri fotovoltaik “Probishtip” ndodhet në afërsi të fshatit Buçishte, komuna e Probishtipit. Është i ndërtuar si kompleks i 3 impianteve me fuqi të veçanta prej 450kWp, 950kWp и 9500kWp. Gjithsej janë instaluar 20148 panele bifaciale, çdonjëra me fuqi të instaluar prej 535 Wp, si dhe 42 invertorë me fuqi të veçantë prej 250kW. Lidhet në rrjetin distributiv përmes 6 trafostacioneve të shpërndara.

Në funksion është edhe impianti i ri fotovoltaik në Shtip me kapacitet prej 4 MWp. Me kapacitetet ekzistuese do të reduktohen 138t CO2 gjatë prodhimit të energjisë elekrike, që dukshëm do të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit jetësor.

Investimi në burime të ripërtëritshme të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe në vitin 2024, në rrethin e Kumanovës 10MWp të reja, si dhe në rrethin e Prilepit 3,3MWp.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img