Vrasja e Pëllumb Metës “ndez” sërish konfliktet mes familjeve! Çfarë po ndodh në Shënavlash

“Konfliktet e mëparshme mes familjarëve duket se janë riaktivizuar, janë 27 vite martesë, kanë pasur përplasjet e tyre”

Vrasja misterioze në Durrës, ku u vra Pëllumb Meta, ende është e pazgjidhur, ndërsa pista të reja hetimi shfaqen.

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, tha për “Breaking me Xhoi Malësia”, disa detaje të reja, nga pista e hetimit prë pasurinë, deri te konfliktet mes familjarëve.

“Teoria më e qëndrueshme edhe për grupin hetimor është ajo e dhunës në familje, një dhunë jo thjesht fizike por edhe psikologjike verbale, që babai autoritar ka ushtruar ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes. Një pistë tjetër ka nisur të marrë sërish vëmendje, është ajo e konflikteve për pasurisë por pa iu larguar pistës së parë. Këtu ka qenë një mbishkrim që është shfaqur ditët e fundit në muret e kasolles ku u gjet i groposur Pëllumb Meta, që ka kthyer vëmendjen për konfliktin për pronën. Grupi hetimor do t’i drejtohet kadastër për të parë se cila ka qenë pasuria konkrete e regjistruar në emër të tij, për të vlerësuar më pas edhe këtë pistë të re. Vlera prej 500 mijë eurosh e pasurisë së paluajtshme, bëhet fjalë për një tokë 12 dynym në pronësi të Pëllumb Metës”, tha gazetarja.

Sipas saj, konfliktet e mëparshme mes familjarëve të tyre, pra fisit, janë rikthyer sërish.

“Konfliktet e mëparshme mes familjarëve duket se janë riaktivizuar, janë 27 vite martesë, kanë pasur përplasjet e tyre. Ata duan të dinë pse ndodhi ky krim. Herë pas here deklarohen të dhëna të ndryshme, që të çojnë në pista të ndryshme”, raporton gazetarja.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles