Komisari drejtues i Komisariatit të Lushnjës, Edmond Pjetraj, ka zbardhur detajet lidhur me konfliktin e rëndë mes dy vëllezërve, ku si pasojë, njeri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.Pjetraj u shpreh se konflikti për motive pronësie ka agravuar deri në përdorimin e armës.“Dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie. Fillimisht me sende të forta, konflikti ka agravuar me përdorimin e armës së zjarrit, ku njëri prej vëllezërve N.M., 78 vjeç ka goditur me armë zjarri vëllain e tij 70 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes. Policia ka marrë të gjitha masat. Është sekuestruar arma e zjarrit. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale,. Autori është kapur dhe po kryhen të gjitha veprimet e tjera hetimore në vazhdimësi. Ju faleminderit!”, tha Edmond Pjetraj.
