Sekretariati i Etikes pasi shqyrtoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PS, vendosi përjashtimin e deputetit Flamur Noka me 30 ditë, perjashtimin me 20 ditë të deputetit Bledjon Nallbani dhe përjashtimin me 5 ditë të deputetit Saimir Korreshi.
Ky vendim erdhi pas kërkesës që grupi parlamentar i PS bëri një ditë më parë.
Kërkesa e tyre u bazua në tensionet që deputetët shkaktuan në Kuvend këtë të hënë, ndërsa Noka në një moment u kap duke dhunuar fizikisht gardistin.