Vijojnë hetimet për shpërthimin në Lushnjë, Këshilli Bashkiak do vlerësojë dëmet

Ndërsa prokuroria vijon hetimet në një spektër të gjerë për shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë të së premtes në Lushnjë, sot është mbledhur Këshilli Bashkiak i këtij qyteti dhe po diskuton për ngjarjen, dëmet nga shpërthimi si dhe ndihmën që do t’i ofrohet familjes së  2 viktimave, Roland dhe Elidon Hoxha (babë e bir), 51 dhe 23 vjeç.

Shpërthimi shkaktoi 7 të plagosur, mes të cilëve edhe deputeti Bujar Çela, si dhe dëmtoi biznese e banesa në zonën pranë magazinës ku po kryheshin punimet, që sipas raportimeve është në pronësi të ligjvënësit socialist.

Z. Çela si dhe 41-vjeçari Sokol Lumi, i cili ka dëmtime në kokë vijojnë të marrin trajtim në spitalin e traumës në Tiranë, ndërsa të tjerët kanë lënë spitalin.

Nga raportimet mësohet se tre pistat ku po hetohet janë: shkatërrimi i pronës, shkelje të rregullave të mbrojtjes në punës, si edhe shkelja e lejes subjektit për të kryer ndërtime në atë zonë.

Hetuesit kanë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë që janë ndodhur në biznes si dhe të tjerë që kanë parë shpërthimin, të cilët kanë treguar ngjarjen dhe veprimet që kanë kryer viktimat para shpërthimit.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img