Inaugurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, avionët aleatë dhe helikopterët ‘Black Hawk’ japin show në ajër

Inaugurimi i Bazës ajrore të NATOS në Kuçovë është përmbyllur me një show në ajër të zhvilluar nga 6 avionë të aleancës por edhe helikopterët ‘Black Hawk’ dhe dronët ‘Bayraktar’ që zotërojnë Forcat tona të Armatosura.

Avionët kanë dhënë spektakël ajror për të pranishmit në bazës e sapo hapur ajrore të NATO-s, e cila u konsiderua një pikë strategjike për Shqipërinë dhe rajonin, që do të ofrojë më shumë siguri dhe stabilitet.

Kjo bazë, falë investimeve të realizuara, me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, është e një rëndësie të veçantë, ku nga ekspertët e fushës së aviacionit është konsideruar si ‘syri” i NATO-s në Evropë. Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles